Stacionit policor në Lipjan të martën pas mesnate i erdhi një telefonatë goxha e pazakontë.
Aty u dëgjua zëri i një burri i cili u ankua se ish e dashura e tij po e kërcënonte me jetë.
E kjo shkaku se ky i fundit e kishte lënë për një grua tjetër.
E arrestuara me iniciale A.Sh, kishte kërcënuar të dashurin e saj me thikë, e më parë edhe kishte tentuar të bënte vetëvrasje.
Lipjanasja ka një vajzë 6-vjeçare ku në përkujdesje e mori nëna e saj.
Sipas deklaratës së ankuesit, A.SH i kishte hyrë në banesë me forcë duke i thënë se njëri nga ta do të vdiste nëse nuk do të bëhen sërish bashkë.