Ishte një mrekulli që ai të mbijetonte.
Një kamion ka aksidentuar një person me biçikletë, madje duke e kapur poshtë, por për fat të mirë ai ka shpëtuar.
Pamjet tronditëse janë filmuar në Tianjin në Kinë ditën e enjte.
Siç mund ta shikoni edhe në pamje, personi me biçikletë është goditur nga kamioni në momentin kur ka marrë kthesën. Brenda pak sekondave ai u gjend poshtë rrotave të mjetit super të rëndë.
Mesa duket shoferi nuk e ka parë personin, pasi edhe pas aksidentit ai ka vazhduar rrugën.