Pak kohë pasi partitë u morën vesh për zgjedhje të parakohshme në prill të vitit të ardhshëm institucionet përgatiten për punësime të shumta. Dhjetëra konkurse për qindra vende të reja pune veç më janë hapur. Për momentin mbi 50 shpallje janë të publikuara në Agjencinë për Administratë. Ndër ato është edhe konkursi i Ministrisë së Bujqësisë, e cila kërkon 14 persona për udhëheqës, këshilltarë dhe bashkëpunëtorë. Ndërsa Ministria e Drejtësisë ka hapur konkurs për 9 persona, shumica nëpunës të ri. Edhe komunat kanë vendosur të marrin të punësuar të rinj. Komuna e Strugës në konkursin e shpallur kërkon 30 persona për ti punësuar në pozita udhëheqëse dhe në sektor të ndryshëm. Qyteti i Shkupit kërkon 21 persona për 12 vende pune, Komuna e Ohrit dhe ajo e Karposhit do të punësojnë nga 10 persona. Konkurse kanë hapur edhe komunat më të vogla si ajo e Studeniçanit, Dellçevës, Prespës, Sveti Nikollës dhe të tjera. Nga Komisioni për Anti-korrupsion thonë se do të shqyrtojnë të gjitha konkurset ku do të ketë dyshime. Nënkryetari Nuri Bajrami tha se për momentin punojnë në shqyrtimin e Ligjeve ndërsa deri më tani në 19 ligje është bërë verifikimi i dispozitave që gjenerojnë konflikte interesi. Bajrami thotë se deri më tani, Agjencitë private për punësim janë keqpërdorur më së shumti për punësime partiake. “Fatmirësisht në ndryshimet e fundit të Ligjit për të punësuarit në sektorin publik që janë në rrjedhë e sipër, është pranuar sugjerimi jonë që Agjencitë private për punësim të mos mund të angazhohen gjatë punësimit në sektorin publik. Ndërsa punësimet tjera janë të mbuluara me rregullativë ligjore dhe janë të detyruara ti zbatojnë organet shtetërore të cilat janë kompetente dhe nuk guxojnë të bëjnë lëshime – deklaroi Nuri Bajrami, anti-korrupsioni. Edhe pse vazhdimisht flitet për mbingarkesën e Administratës, nga Ministria e Shoqërisë informatike dhe Administratës, thonë se nuk janë kompetentë për atë nëse ka nevojë ose jo për punësime të reja në administratë, pasi institucionet punësojnë në harmonizim me planet vjetore./Alsat-M
Linda Halimi është përfaqësuesja e Shqipqrisë në këtë edicion të 62-të Festivalit Të Këngës Europiane (Eurovision). Ajo ka përfaqësuar vendin me një performancë dinjitoze më këngën ‘World’ . Interpretimi i...
Dy ekipet, si Grasshoppers dhe Lugano, dominojnë me futbollistë se cili prej do të zgjidhet “Lojtari më i Mirë” i muajit prill. Shqiptarët Armando Sadiku e Ezgjan Alioski janë në...
Deputeti i Lëvizjes Besa në Kuvendin e Maqedonisë Zeqirija Ibrahimi ka nisur një “luftë” në Facebook kundër Anita Latifit, udhëheqëses së emisionit “Click plus” në TV21 dhe PR-it të Teatrit...
Me incativen e pergjegjesit te sh.f ,,Ekrem Jakupi"f.Koroshishte, Zini Jusufi ne bashkepunim me perfaqesuesin e njesise reonale per arsim,kultur dhe sporte Xhemi Hajredini u shenua 9 maji .Cdo nxenes prezantoj...
Shkolla fillore ,,Vëllezërit Milladinov” edhe në fushën e muzikës (grabit 3 vende të para) Më datë 07.05.2017 në shkollën fillore ,,Hristo Uzunov” Ohër u mbajtën garat regjionale për kor...
Vëllezerit Geci ne krye me Halil Gecin se bashku me famijarë e miq vizituan ne shtëpinë e tij ne Livadhi te Struges Ziadin Selën pas dhunes qe ndaj tij u...
Shtëpia e Ziadin Selës në Livadhi, këto ditë është shndërruar në një ‘’epiqendër’’ku shqiptarët nga të gjithë anët po vizitojnë të zotin e shtëpisë për t’i shprehur mbështetje dhe uruar...