Edhe pse tashmë në opinion kanë filluar të përfliten kandidatët e mundshëm të BDI-së, për kreun e Komunës së Strugës , struktura e këtij subjekti para disa muajve zhvilloi procesin e brendshëm të nominimeve i cili edhe u prezantua në media .Atëherë , nga Këshillat Vendor të BDI-së, nominim morën Ramiz Merko, Faton Pollozhani, Armend Shaqiri, Azdren Memeti ,Ylber Sela.Ramiz Merko, i cili në atë proces të brendshëm partiak, mori më shumë nominime për të qënë kandidatë i BDI-së, në garën për Strugën i pyetur nga Strugalajm.com se a do të kandidojë për kreun e Komunës së Strugës, potencoi se nëse BDI, dhe lideri Ali Ahmeti , i kërkojnë të marr atë përgjegjësi ai do të bëhet pjesë e garës dhe do ta marr në konsiderat kandidimin.Ndërkohë, i pyetur për emrat e ndryshëm që qarkullojnë në opinion si kandidatë të mundshëm të BDI-së, në Strugë, Merko thekson se media është në të drejtën e sajë të prezantojë kandidatë të mundshëm, por është partia dhe strukturat e saja vendimarrëse që do të përcaktojnë këtë proces.(Strugalajm.com)