Sela: Nuk jemi në qeveri për BDI-në dhe Ali Ahmetin
Sela: Nuk jemi në qeveri për BDI-në dhe Ali Ahmetin
Ndryshuar më 22:49, 9 Nëntor, 2017
Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në emisionin “Rruga drejt…” në Alsat-M ka komentuar edhe zërat rreth asaj se ASH do të jetë apo jo pjesë e qeverisë.
Të vetmit që duan të na shohin jashtë qeverisë janë BDI dhe Ali Ahmeti dhe gjatë fushatës vazhdimisht kanë lëshuar kështu dezinformata se ASH nuk është më pjesë e qeverisë, ka dal nga qeveria etj.
Ne nuk jemi në qeveri as për BDI-në e as për Ali Ahmetin, por ne jemi aty për të përmbushur premtimet tona dhe për të realizuar programin tonë, – ka deklaruar Ziadin Sela.